Zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të SHBA/ Ndiqni rezultatet LIVE

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur publikimi i rezultateve të para për zgjedhjet presidenciale 2016. Pas një fushate të gjatë dhe të lodhshme dhe dy kandidatëve mjaft të diskutuar, shifrat e para janë bërë publike.

PER TE PARE REZULTATET E FUNDIT KLIKONI KETU

 

Ora 02:02 Clinton del para Trump me vota elektorale Hillary Clinton duket se do te fitoje ne 8 shtete deri me tani duke grumbulluar 68 vota elektorale. Keshtu, Clinton duket se fiton ne Illinoi, Nju Xhersim Masacusets, Meriland, Rode Ajlend, Distriktin e Kolumbias dhe Delauerin. Ndersa Trump mbetet ne 48 vota.

Ora 01:52 Trump siguron fitoren edhe ne Karolinen e Jugut, shkon ne 33 vota elektorale Donald Trump duket se ka siguruar edhe Karolinen e Jugut, e cila ka 9 vota elektorale, duke shkuar keshtu ne 33 te tilla kundrejt Clinton qe ende ka 3 te sigurta.

Ora 01:33 Trump fiton edhe Virxhinian Perendimore, shkon ne 25 vota elektorale Donald Trump duket se e ka te sigurt fitoren ne Virxhinian Perendimore. Ne kete menyre ai ka marre 5 vota te tjera elektorale duke shkuar ne 24 te tilla, kundrejt Hillary Clinton qe ka vetem 3 aktualisht.

Ora 01:30 – Clinton permbys Trump ne Florida Ka zgjatur pak avantazhi i Trump ne Florida, teksa Clinton tashme udheheq edhe pse me 50 mije vota kur jane numeruar 3 mln te tilla. Florida ka 29 vota elektorale.

Ora 01:15 – Trump para ne Florida Ajo qe cilesohej si nje fushe­beteje duket se po shkon drejt Trump. Deri me tani, republikani po fiton me 58 % te votave dhe mbi 50 mije te tilla para. Ky shtet ka plot 29 vota elektorale.
01:00 Trump ka fituar në shtetin e Indianës dhe Kentakit. Klinton në shtetin e Vermont.

Ora 00:39 Trump vazhdon te kryesoje teksa numerimi vijon ne kater shtete.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=deh3phE97ok” width=”560″ height=”315″]

Ora 00:24 – Nisin numerimet edhe ne Indiana, Trump mbi 10 mije vota para Kane nisur numerimet e votave edhe ne Indiana ku po dalin rezultatet e para. Keshtu, Donald Trump kryeson me rreth 10 mije vota para.

Ora 00:12 Dalin rezultatet e para, Trump kryeson Kanë dalë rezultatet e para të zgjedhjeve në SHBA. Bëhet fjalë për shtetin e Kentakit dhe Donald Trump kryeson. Kështu, deri më tani, ai ka marrë 3473 vota, ndërsa Clinton vetëm 807 vota.

23:42 Zëdhënësi i Tramp: Fitojmë pa 3 shtetet kyçe Një zëdhënës i fushatës së kandidatit Republikan, Donald Trump ka deklaruar se mund të fitojnë garën presidencial nga tre shtetet që konsiderohen vendimtare si Ohaio, Florida dhe Karolina e Veriut.

23:40 CNN publikon exit poll­in e parë Një exit poll i CNN tregon se votuesit kanë qenë të vendosur për votën para muajit shtator. 62% e të pyeturve janë përgjigjur se kishin vendosur se cilin nga kandidatët do të votonin para muajit shtator.

23:24 Probleme me votimin elektronik në Pensilvani Zyrtarët e zgjedhjeve në tre vende në Pensilvani thotë se besojnë se nuk ka pasur vota gabim si rezultati i keqfunksionimit të kompjuterit, pavarësisht raporteve se ekranet me prekje e makinerive të votimit po ndryshonin votat. Duke folur për “Reuters”, ata kanë theksuar se do të rishikojnë votat para se t’i numërojnë.

2 2:35 Gjykata në Nevada rrëzon Trump Një gjykatë në Nevada ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Donald Trump për veçuar votat e votimit të parakohshëm. Gjithashtu avokatët e Trump pretenduan se qendrat e votimit janë mbajtur dhe disa orë pas orarit zyrtar.

SHKARKO APP