Zoti Armando Duka, largoje trajnerin Reja. Nuk është më për atë punë!

Mbrëmë kudo kishte shqiptarë nëpër botë, sytë ishin te ekipi kombëtar i futbollit që luante në Izrael. Izraeli nuk është ekip i lehtë, por derisa kemi FSHF që po investon fuqishëm si dhe duke patur djem të shkelqyer në futboll që luajnë në Shqipëri, por sidomos nëpër ekipe të njohura nëpër botë, duhet që Shqipëria të mos ketë rezultate të tilla siç po manifeston trajneri italian Edoardo Broja.

Trajneri italian nuk bën më për djemtë tanë të talentuar, pasi me shumë po i ç’orienton se sa po i mobilizon dhe këshillon.

Edhe mbrëmë ekipi pësoi gola prej gafave, pak të quhen idiote, pasi asnjë futbollist amator nuk i bën veprime të tilla.

Hysa ka qenë dikur lojtar i mirë, por ka kohë që nuk është për Kombëtaren tonë, sikurse edhe vetë Reja nuk duhet të jetë më në stolin e përfaqësueses shqiptare.

Në momentin që ylli i futbollit Ozuni bëri një supër gol në minutën e 88-të duke e barazuar rezultatin në 1-1, ku mund të thuhet pa ndrojtje që ishte eurogol, vjen një tjetër gafë e futbollistit Mihaj. Dhe në minutën e dytë të shtesës fitojnë izraelitët.

Fitore me tre pikë për Izraelin. Drejtimi i ekipit tregoi edhe njëherë se nuk është profesionist.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja pas ndeshjes, si përherë, tha se “Nëse do të barazonim do të ishte një rezultat i mirë për mënyrën se si shkoi ndeshja. Për fat të keq nuk kemi qartësinë dhe qetësinë për të lexuar momentet e rëndësishme të ndeshjes. Duhet të ndyshojmë përfundimisht dhe kjo po vazhdon prej kohësh.

Bëjmë gabime të tilla si gjithmonë edhe pse lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Rrimë këtu dhe flasim për të njëjtat gabime. Izraeli është një skuadër shumë e fortë dhe na vuri shumë në vështirësi. M’u desh të ndryshoja sepse nuk po funksiononte. Në pjesën e dytë tentuam të reagonim por e përsëris, duhet të diskutojmë për gabimet individuale që na ndodhin gjithmonë. Ne presim shumë nga Broja por ai është vetëm 21 vjeç dhe ka nevojë të rritet e të piqet. Në ndeshje të tilla duhet të luftojë më fort dhe të jetë më vendimtar. Duhet të rritet ende shumë, nuk është gati”.- këto tha Reja.

Humbje, humbje dhe vetëm skualifikime!

Ndaj duhet që presidenti i FSHF, Armando Duka ti lerë nostalgjitë për italianin Reja. Largimi i tij do të ishte një veprim urgjent dhe që mund ta ringrejë ekipin e futbollit në nivelin e kohës së trajnerit tjetër italian, Gianni De Biasi.

Nesër duhet ti presim biletën pa kthim Edoardo Rejës!

Edhe shpëtojmë ekipin kombëtar nga këto paraqitje jo dinjitoze, por edhe ndihmojmë trajnerin Reja të bëjë një pleqëri të mbarë në qytetin e tij!

SHKARKO APP