Zv/kryeministrja Balluku: Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në aeroportin më të madh të shqiptarëve, në Vlorë
Belinda Balluku, zëvendëskryeministre, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndarë paraditen e sotme disa pamje nga aeroporti i Vlorës, i cili ka përfunduar plotësisht dhe pritet ulja e avionit të parë.
“Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në aeroportin më të madh të shqiptarëve”, shkruan Balluku krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale. Deri me tani ishte aeroporti i Rinasit më i madh në Shqipëri, por siç shkruan zv/kryeministrja, aeroporti Vlorës do të jetë më i madhi.
KOHA JONË SONDAZH

