Zv/ministri brendshëm: Media të caktuara financohen nga grupe kriminale

Një deklaratë shumë e fortë ka ardhur nga zv/ministri i Brendshëm. Në fakt ka informacione se shërbimet partnere kanë rënë në gjurmë të disa rrjeteve kriminale shumë të fuqishme të cilat financojnë media ose paguajnë për lajme të caktuara.

Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha në studion e emisionit “Opinion” ku po flitej për ngjarjet kriminale të Shkodrës. Sipas tij, në vendin tonë platforma mediatike po përdoren nga grupet kriminale për të goditur rivalët.

“Platforma mediatike paguhen nga grupe kriminale për të goditur grupe rivale”.

“Po kjo është e rëndë” – e ndërpreu gazetari Blendi Fevziu.

“Shumë e rëndë” – shtoi Lamallari.

Në emision po diskutohej për vrasjen e biznesmenit Arian Ferracakut në Shkodër, pistat e hetimit që po ndiqen dhe për disa vrasje që kanë ndodhur seri në këtë qytet verior.

Informacionet tregojnë se pjesë e hetimeve nga FBI dhe agjensi të caktuara janë edhe media që flitet se transferojnë shuma të mëdha valute jashtë shtetit.

Në foto: Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari

 

SHKARKO APP