Zv.ministrja e Financave Irena Beqiraj:Nuk ka konçension për TVSH-në

Zv.ministrja e Financave Irena Beqiraj tha se partneriteti Publik Privat për mbledhjen e të ardhurave është keqintrerpretuar në media dhe publik si një konçension që po i heq të drejtën ekskluzive shtetit për të mbledhur TVSH-në. Beqiraj tha se kjo nismë e qeverisë ka për qëllim të modernizojë sistemin dhe të japë rezultate në luftën kundër informalitetit. Spas Zv.Ministres, kjo iniciativë është përdorur politikisht për të sulmuar qeverinë. Irena Beqiraj siguroi se nisma nuk do t’i kushtojë asnjë qindarkë biznesit.

“Dokumenti shpjegon qartë nismën e Ministrisë së Financave për të realizuar Partneritetin Publik-Privat, që synon të modernizojë sistemin teknologjik dixhital që monitoron transaksionet e shitjes me shumicë dhe pakicë në Shqipëri. Nuk japim asnjë lëshim të të drejtave ekskluzive të shtetit për tek privati. Nuk i japim asnjë të drejtë privatit në mbledhjen e të ardhurave”, u shpreh ajo.

Programi ka në bazë shorteun e kuponit tatimor, por, vijoi Beqiraj, e kemi evoluar edhe më tej, për të mbyllur nëpërmjet teknologjisë dixhitale edhe disa probleme të hasura në 20 vitet e fundit në sistemin tatimor shqiptar. “Ky është një instrument shumë efikas në luftën kundrë evazionit fiskal dhe informalitet”, deklaroi ajo.

Qeveria parashikon që përmes këtij partneriteti të rrisë me 180 milionë dollarë mbledhjen e të ardhurave në 10 vitet e ardhshme dhe Beqiraj sqaroi se koncesionari do të përfitojë mbi bazën e performancës.

Formula bazohet mbi nivelin e rritjes së të ardhurave, ku rritja 11 përqind, që është rritja mesatare e të ardhurave të TVSH-së në 17 vitet e fundit, konsiderohet si zero. Nëse rritja e të ardhurave do të variojë nga 11 deri në 15 për qind, privati merr 90 për përqind të saj. Nëse ajo varion nga 15 në 17 përqind, atëherë privati merr 6.5 lekë në çdo 10 lekë, ndërsa shteti 3.5 lekë dhe kështu me radhë sa më e madhe rritja aq më shumë ulet përqindja që merr privati.

Beqiraj tha se nga ky partneritet publik-privat nuk ka asnjë kosto shtesë për biznesin.

SHKARKO APP