Zyrtare, qeveria e Hollandës: JO negociatat me Shqipërinë

Qeveria e Holandës, e drejtuar nga Mark Rutte, i ka dërguar një letër Parlamentit ku thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është e parakohshme.

“Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”.

Këtë vendim e paralajmëroi media hollandeze dhe dje e sot ministri i jashtëm hollandez Stef Blok, kurse vota hollandeze do jetë “PO” për Maqedoninë.

Sipas Blok, Shqipëria nuk është ende gati për negociatat.

“Shqipëria duhet të ndërmarra hapa të tjerë në luftën kundër korrupsionin dhe të përmirësojë sundimin e ligjit”, është shprehur ministri holandez.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Blok ka deklaruar se Qeveria ku ai bën pjesë është e interesuar për hapjen e negociatave me shtetin ballkanik.

“Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Përparimi në sundimin e ligjit duhet të vazhdojë”, është shprehur Blok.

Holanda bëhet shteti i parë i Bashkimit Evropian që konfirmon votën kundër Shqipërisë në mbledhjen e Këshillit Evropian që do të organizohet më 18 tetor, ndërkohë që Franca, gjithashtu një skeptike, nuk ka folur ende.

SHKARKO APP