Kthesa 180 gradë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Nga Lindita Kokoli-

Që para zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti Meta kuptoi lojën e Lulzim Bashës me Edi Ramën për ti shërbyer kryeministrit që të kapte krejt institucionet. Ndërsa Monika Kryemadhi ishte ende e paqartë ose më saktë besonte se PD dhe Basha ishin korrekt në Marrëveshjen me LSI.

Kishte plot që i fusnin në vesh Kryemadhit se “kujdes, pasi Luli do të sulmojë fshehur këtë herë LSI për ti shërbyer Ramës”, por ajo nuk donte të besonte.

Ndërsa Presidenti që zhvilloi betejën në mbrojtje të Kushtetutës dhe gjykatës kushtetuese, ishte i bindur te pabesia e Bashës. Ndaj e kaloi paksa sensin e durimit parazgjedhor kur shikonte një lider opozite që luante me dy porta në dëm të Demokracisë. Edhe dalja nga parlamenti dhe mos futja në zgjedhje lokale ishte vendim personal i Lulzim Bashës.

Kur Presidenti e thirri kryetarin e PD-së dhe i kërkoi të shtyheshin zgjedhjet lokale sepse kishte informacione për beteja civile, në mos luftë civile, kryetari Basha ka thënë se duhen shtyrë dhe se PD do futej në zgjedhjet e reja të dekretuara në tetor.

Por as në tetor nuk hyri!

Prapaskenat dhe lojërat e Bashës bënë që Demokracia të vihet në rrezik potencial.

Shtylla kryesore e Kushtetutës mbetet pluralizmi politik, ndaj me sa duket Ilir Meta u hodh në sulm kundër Ramës, por edhe kundër Bashës.

Ndërkohë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti mes një zhgënjimi total, vendosi të mos futet më në këto duele demokracie, derisa plasi beteja Basha-Berisha e ku shqiptarët kuptuan se kush e drejton opozitën.

E kam thënë dhe më parë se Sali Berisha duhej të ishte larguar nga politika që në vitin 2013. Por mbeti! Sipas tij, ai qëndron për demokracinë, por tani ai ka rolin të shkundë PD-në dhe ta hap këtë parti. Dhe më pas të iki edhe vetë!

Ndërkohë qeveria e re kaloi në Kuvend. Ilir Meta nga Korça sot dha mesazhin e një kthese 180 gradë për ata që duan të kuptojnë.

Ja se ç’tha Meta sot: “Nuk jemi këtu për të interpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit çfarë kam thënë unë. Jam këtu për të respektuar Kushtetutën. Kam kërkesa nga gazetarët për intervista, por e kam gjykuar të panevojshme pas 25 prillit për arsye se unë besoj se i gjithë protagonizmi im jo i zakonshëm në 2 vitet e fundit, nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta, por i imponuar në mbrojtje të demokracisë, të Kushtetutës, në kushtet e braktisjes nga opozita të të gjitha institucionet, por edhe në kushtet e përpjekjeve të pandalshme të maxhorancës për të kapur çdo institucion, në mënyrën më të veçantë Gjykatën Kushtetuese, për të kapur dhe institucionin e Presidentit që para zgjedhjeve dhe për të krijuar një situatë të pashpresë për demokracinë, ndryshimin dhe qytetarët. Jam i detyruar të respektoj kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Aktualisht askush nuk duhet të presë që presidenti të marrë përsipër detyra që i takojnë aktorëve të tjerë politikë. Shpresoj që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament, që ai të jetë funksional që sistemi i llogaridhënies të funksionojë në interes të publikut dhe institucionet e tjera të marrin veten”, deklaroi Meta.

Pra një togfjalësh është mesazhi: ”Aktualisht askush nuk duhet të presë që presidenti të marrë përsipër detyra që i takojnë aktorëve të tjerë politikë”. Eshtë fjala për Lulzim Bashën dhe atë që mund të vijë pas tij në krye të PD.

Por edhe për LSI-në.

Si për ti shtuar një dozë me grerëza për Lulzim Bashëm, Presidenti shtoi se “Zoti Berisha, nuk mund të rri pa e thëne se, është si vera, sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet dhe aq më demokrat”, theksoi Meta.

Dhe për ta vulosur kthesën familjare doli mbrëmë Monika Kryemadhi në parlament dhe foli me argumenta dhe logjikë të ftohtë. Ajo tha se përkrah gratë ministre të qeverisë Rama, ndonëse kritikoi disa pika të programit. Por duke qenë opozitë.

LSI mori një goditje tjetër këto ditë nga ish-aleati Basha, sepse PD nuk e futi në komisionet parlamentare fare LSI-në me argumentin idiot se nuk “është në opozitë LSI!”.

Ndaj duket se Monika Kryemadhi do jetë opozitë konstruktive dhe korrekte. Ndërsa Basha luan si i fortë përballë Ramës për të krijuar gjoja idenë se ai mbetet lider e jo Berisha në PD.

Por njeri, ikën! Ose Basha ose Berisha merr udhën pa kthim!

SHKARKO APP