12 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

Sot bëhen 12 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë së Kosovës, Faruk Begolli.
Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.

Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimit të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, transmeton rtv21.

Në vitet e ’90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma.

Rolet e tij të spikatura përfshijnë ato në filmat ‘Bitka na Neretvi’ (Beteja në Neretvë), ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ (Roja e plazhit në periudhën e dimrit) dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rolet në filmat e njohur kosovar të viteve të ’70-ta dhe ’80-ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj.

SHKARKO APP