13 vjeçarja me autizëm, realizon ekspozitën e saj të parë (VIDEO)

Sot në ”Ftesë në 5” me Bieta Sulon, u trajtua historia e Sarës, 13 vjeçarja me autizëm, që ka pasion pikturën e tashmë do i gëzohet ekspozitës së saj të parë. Sara ishte e ftuar në studio së bashku me të ëmën, Verën, e cila tregoi të gjithë historinë e së bijës, nga momenti kur kuptoi se Sara, asokohe 2-vjeçare, ishte me autizëm e deri më sot. Vështirësitë në komunikim nuk e kanë penguar vogëlushen që të shprehë gjithë botën, mendimet dhe dëshirat e saj përmes pikturës, pasionit të saj më të madh. Me iniciativën e së ëmës dhe mbështetjen e piktores Anila Hetoja, Sara dhe fëmijë të tjerë me spektër autik, do të kenë mundësi t’i tregojnë të gjitha realizimet e tyre përmes një ekspozite që mbahet këtë fundjavë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?