142-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Bashkia Tiranë publikon nismën “EJA N’SHPINË TËNDE”

Në 142-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Bashkia Tiranë publikon nismën “EJA N’SHPINË TËNDE” së bashku me disa bashki dhe komuna shqiptare në rajon nën logon, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon.

Në këtë aktivitet të pranishëm do të jenë edhe mjaft artistë të njohur, sikurse Kledi Kadiu, të pranishëm do jenë dhe Emina Çunmulaj, Sabri Fejzullahu e grupi legjendar Elita 5.

Pjesë e kësaj nisme është dhe Tirana Film Commission, ku për herë të parë do të promovohet qyteti duke e kthyer në një sheshxhirimin për produksionet e huaja kinematografike.

SHKARKO APP