5 teatrot më të bukur në botë

“E gjithë bota është një skenë dhe të gjithë njerëzit janë aktorë” është një prej shprehjeve më të famshme të William Shakespeare.

Nëse të gjithë njerëzit do të ishin aktorë, atëherë arkitektët do të ishin ata që do të projektonin dhe do të ndërtonin teatrot ku i gjithë njerëzimi do të luante.

Njihuni më poshtë me pesë prej teatrove më të bukur në botë:

Teatri fluturues, Chichester, West Sussex, Mbretërinë e Bashkuar

Ky teatër u ndërtua në vitin 2012, si pjesë e festimeve për 50-vjetorin e Festivalit të Teatrove të Chichesters. Kjo është një hapësirë unike, as tërësisht e brendshme dhe as tërësisht e jashtme.

Së jashtmi, teatri duket shumë i thjeshtë, por i bukur në thjeshtësinë që e rrethon. Për shembull, fasada ballore të sjell ndër mend Panteonin antik grek, duke edhe e lidhur atë tematikisht me ditët më të hershme të dramaturgjisë së Greqisë së lashtë.

Ndërsa për sa i përket brendisë së këtij teatri, gjithçka shkëlqen. Në zemër të këtij teatri ndodhet një makineri e cila ngre dhe ul objektet në skenën e teatrit gjatë shfaqjeve, duke e bërë atë unik në llojin e vet. Kjo është edhe arsyeja se përse ai quhet teatër fluturues.

Hamer Hall – Melburn, Australi, nga firma e arkitektëve ARM

Disa prej teatrove në botë janë disa prej ndërtesave më të vjetra dhe herë pas here ato duan rikonstruktuar për t’i mbijetuar kohës. I tillë është edhe teatri Hammer Hall, i cili u ndërtua për herë të parë në vitin 1982.

Firma e arkitektëve që u zgjidh për rikonstruktimin e këtij projekti ishte ajo e “ARM Architecture”, e cila sipas masterplanit të rënë dakord u mundua që të ruajë pjesën më të madhe të këtij teatri sipas versionit origjinal.

Malmö Live –Malmö, Suedi, nga firma e arkitektëve Schmidt Hammer Lassen

Malmö Live nuk është vetëm një teatër, por është një kompleks ndërtesash arti, me dy salla të mëdha koncerti, një qendër konferencash dhe një hotel me 444 dhoma.

Teatri Malmö Live ngjan më shumë me një lloj qyteti çeliku dhe xhami në miniaturë. Arkitektura e saj është bazuar kryesisht në disa prej modeleve më të njohura skandinave.

Kombinimi i materialeve të përdorura (qelqi dhe çeliku nga jashtë, betoni i zi, guri, druri dhe bronzi brenda) funksionojnë më së miri në këtë kontekst, duke i dhënë një pamje sa të thjeshtë aq edhe mbresëlënëse, duke i lënë interpretuesit dhe muzikën t’i japin asaj vlerën e duhur.

Teatri de Stoep – Spijkenisse, Holandë, nga firma e arkitektëve UNStudio

Spijkenisse, një qytet i vogël në Holandën Perëndimore, është gjerësisht i njohur për arkitekturën intriguese që mbart, ku mund të përmendim “Malin e librave” ose Piramidën e tejdukshme plot me libra. Projekti më i fundit ndërtuar në këtë qytet është teatri De Stoep, nga firma e arkitektëve UNStudio.

UNStudio u frymëzua nga flora vendase.

Drita dhe ngjyrat luajnë rol shumë të rëndësishëm në këtë krijim, ku ndërthurja më e rëndësishme është ajo midis ngjyrës së bardhës dhe vjollcë.

Teatri Gdansk i Shakespeare – Gdansk, Poloni, nga arkitekti italian Renato Rizzi

Ndikimi i Shakespeare nuk mbeti vetëm në Angl, por u përhap edhe në shtete të tjera të botë. Një prej vendeve në të cilat ai pati ndikim të madh ishte Poloni, ku në nder të tij, arkitekti i njohur italian ndërtoi një teatër, i njohur me emrin “Teatri Gdansk i Shakespeare”.

Ai është projektuar si një kuti brenda kutie ku në qendër ndodhet edhe skena kryesore. Ky teatër është edhe një prej projekteve më të vlerësuara në botë, duke marrë çmime të ndryshme./revista monitor

SHKARKO APP