50 vite diplomaci Zvicër-Shqipëri, kalendar i përbashkët kulturor
Kultura është pasaporta më e mirë për t’u prezantuar vendeve të tjera vlerat historike dhe kulturore të vendit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilloi një takim me ambasadorin zviceran Adrian Maitre ku në fokus ishte krijimi i një kalendari të përbashkët kulturor mes dy vendeve. Gjatë këtij takimi u diskutua dhe për projekte të përbashkëta në fushën e dixhitalizimit të trashëgimisë kulturore dhe artit. ”Disktuam dhe mundësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve për projekte në fushën e digjitalizimit të trashëgimisë kulturore dhe artit si dhe bashkëpunimin me profesorë zviceran të Arkeologjisë mbi realizimin e projekteve të ndryshme studimore për t’u realizuar në Shqipëri”.