A do të dëgjohen zërat e të pagjeturve

Nga Ilir Muharremi*

Shpirti i saj është bërë si llambë e lodhur me ndriçim të zbehtë e me forcë të madhe. Dritaret i lëkunden, suvaja në murë çahet sapo dëgjon zërat e të zhdukurve që po kërkojnë drejtësi. E dremitur dhe e lodhur në karrigen e kuzhinës, në këtë rutinë ditore ajo ndjen tundje e goditje në zemër si një peshë e rëndë shkëmbi i shkëputur prej honit. Në shpirt i ndjenë të humburit e saj, por nuk është e brishtë, qëndron e fortë duke mbledhur të gjitha forcat ne vetvete që t’i mposhtë dhimbjet. Në këtë ferr ajo pëjeton ulërima, duhet të ndjejë kurajo për të shtyr këtë copë jete prej hile. Vëren shpesh duart që zgjaten të familjarëve për ta përqafuar. Ndërkohë dridhjet e shpirtit janë të forta, klithmat e të vdekurve të përjetësuar përkëdhelen nga dhoma e kuzhinës dhe pjatat e familjarëve të mbushura qëndrojnë mbi tryezë. Presin dhe vetëm presin.
Artisti që ngriti zërin për të pagjeturit në Kosovë është Sislej Xhafa. Ai punoi një kabinë të mbyllur prej druri me një telefon që nuk cingëron kurrë të vendosur në një hapësirë boshe të prezantuar në Bienalen e Venecias. “Kjo është më e fortë se arti. Edhe këtij telefoni kur nuk do t’i ndihet zilja” është shprehur Xhafa i emocionuar.

*Kritik i artit

SHKARKO APP