Aktori Çun Lajqi: Për ilaçe të koronavirusit nuk më mjaftuan as 8-pensionet e kursyera për iPhone

Kishte kursyer për tetë muaj dhe nuk e ka shpenzuar fare pensionin sepse kishte në plan të blinte një celular iPhone 12, por planet ndryshuan sepse infektimi me COVID-19 ia shpenzoi të gjitha kursimet, por as ato nuk i mjaftuan.

Këtë gjë e ka ndarë me të tjerë aktori i njohur Çun Lajçi me ndjekësit e tij në Facebook.

“Iphone12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!”, shkruan Lajqi.

Ai tha më tej se kur u infektua me COVID-19, i tërhoqi kursimet nga banka por ato tha se nuk i dalin as për ilaçe.

“Kur me mbërtheu Covidi u tuta se po vdes, e menzi shkova deri të banka. Merri paret i thashë vetës, se tybe s’të dalin për ilaçe! Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!”, ka shkruar aktori.

Ky është postimi i tij i plotë:

Unë jam hajvan

Tetë muej ditë s’e kam prekë pensionin!

Bahuni bashkë, bahuni bashkë iu thojsha pareve!

A dini pse?

Jam i dashunuem n’teknikë!

Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!

Kur me mbërtheu Covidi u tuta se po vdes, e menzi shkova deri të banka. Merri paret i thashë vetës, se tybe s’të dalin për ilaçe!

Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!

Qashtu ndodhi!

Fort i marr jam!

Dardani, 01.04.2021

SHKARKO APP