Aktori i famshëm ndërron jetë në ditën e lançimit të filmit të tij

Aktori i njohur, Robert Forster, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, në ditën e lançimit të filmit “El Camino”. Në këtë film, i cili vjen si riprodhim i serialit të famshëm “Breaking Bad”, aktori luante rolin kryesor, Ed.

Aktori 78-vjeçar vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila e sulmoi me shpejtësi, ndërsa në momentet e fundit të jetës ndodhej pranë katër fëmijëve të tij dhe partneres, Denise Grayson.

Robert Forster u nominua për çmimin Oscar në vitin 1998 për rolin e Max Cherry-t, në filmin “Jackie Brown” të Tarantino-s, rol me të cilin u bë shumë i njohur për publikun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?