Aktori i njohur merr pension qesharak, mesazhi i mikut të tij: Mos u mërzit o Tirke, do të kesh mirënjohjen e të gjithëve
Aktori i njohur Sotiraq Bratko ka dalë sot në pension, që duket se është në një vlerë thuajse qesharake.
Miq dhe të afërm e kanë uruar atë për faktin se ka dalë në pension, ndërsa ndër ta një mik ka një mesazh të ndjerë për Bratkon.
Ilir Jano shprehet se aktori Sotiraq Brakto me një karrierë kaq të pasur në kinematografi, ka dalë në pension, duke marrë një shumë qesharake, vetëm 13 100 lekë. Jano thotë se Brakto nuk duhet të mërzitet, sepse ka mirënjohjen e të gjithëve.
Postimi i mikut të aktorit, Ilir Jano:
Ta gezosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko!
“Na mbive” ne sy o Tirke…
Na mbive ne sy Sotiraq Bratko…hapim televizorin, ne filmat shqiptare pothuajse cdo dite TI, ne shfaqjet me te suksesshme te skenes, pothuajse gjithmone TI, mes miqsh e shokesh, pothuajse gjithmone TI… i nderuar dhe respektuar, gjithmone TI…I vleresuar nga publiku shqiptar, po e po TI…dhe sot qe ke marre statusin e “pensionistit” perseri mbetesh TI, me syte e qeshur dhe buzen ne gaz…i buzeqeshur, ndonese pensioni yt eshte 13.100 lek, i buzeqeshur, ndonese “te medhenjte” lart i kane kursyer titujt per ty…i buzeqeshur, ndones “i braktisur” nga ata qe aq shume te afrojne kur ju duhesh…
I buzeqeshur miku im, sepse TI je ai qe rralle kush behet…je AI qe te gjithe te vleresojne, je Sotiraq Bratko i madh i skenes dhe ekranit…
Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirenjohjen e te gjitheve!!!