Aktori Vasjan Lami “Monolog për Karantinën”: Një heshtje e kobshme, paralajmëruese…

Aktori i njohur Vasjan Lami ka krijuar një monolog pas futjes në karantinë si pasojë e koronavirusit.

Duke e konsideruar një heshtje të konbshme dhe paralajmëruese atë që po ndodh, Lami thotë se po ta dinte se do vinte ky virus që i rrezikon jetën do bënte shumë gjëra më mirë në jetën e tij.

KARANTINA

Nuk mund ta besoja,
nese do të me thonin dikur,
se do të binte një epidemi,
që gjithë njerrëzimin do ta mbyllte në shtëpi.
Se do te ish aq e frikshme,
sa dhe emrin do e ndërronte rrugës;
nga Epidemi, në Pandemi…….
Pallate të heshtura…..
Rrugë të braktisura, si mbas kortezheve…..
Cicërima zogjsh të harruar…..
Guguftu që qajnë heshtjen…..
Ndonjë çjerrje makine hallemadhe…..
Dikush që lëviz cepave, kuturu……
Në ballkon, trishtim dhe tym dyhani gjithashtu.
Qentë e rrugëve lodhen se nuk kanë ç’të hanë.
Duket sikur edhe njerrëzit po krijojnë Mutacione….
Një jetĕ e këputur me gërshërë, fare pa pritur.
Vakum…
Vakum ne ëndrra.
Vakum mes njerëzish.
Vakum te e nesërmja.
Globi rrotullohet pa zhurmë.
Një heshtje e kobshme, paralajmëruese.

Njeriu i fortë, çudibërës, i plotfuqishĕm, i vetkënaqur,
i mundur nga një Virus.
Nuk e dija,… nuk e shoh,… se po ta dija, dija unë ç’ti bëja.

Bëja pra !

Sillu tani në kafaz, siç i ke bërë kafshëve dje !
Kafsho hekurat !
Bëj sherr, e lëpiu me të tutë!
Analizo ç’ke bĕrë mirë a keq, deri tani.
E kupton që nuk do të jetosh aq gjatë sa mendoje ?
…..
Të vjen keq tani, që je lodhur dhe je bërë pis për vogëlima ?
Që nuk ke thënë sa herë e ke ndjerë; “Të dua. Me pëlqen” ?
Që fjalën e fundit e thoje të parën, se të pëlqente vetja ?
Që nuk e ke parë edhe tjetrin siç shihje veten ?
Doje veten më shumë se çdo gjë ?….
Rri vetëm atëherë !
Shijoi virtualisht të gjitha bëmat e tua !
Sa je lodhur, i ziu ti !
Shikon tjetrin që ikën fare lehtë, e trembesh për veten.
Sepse nuk besoje që mund të ndodhte edhe kështu!

Dhe ndjehesh komplet i pafuqishëm, për të djeshmen dhe të nesërmen !
Ah ta kisha ditur….thua
….
Çfarë do të bëje ?

SHKARKO APP