Aktorja kosovare dekorohet me urdhrin francez “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”

Aktorja kosovare me famë botërore, Arta Dobroshi, u nderua mbrëmë me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave” nga Republika e Francës. Me lot emocionesh, Dobroshi pranoi dekoratën nga ambasadorja e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel sot në Rezidencën e Francës në Prishtinë. Më këtë titull protagonistja e filmit “Lorna’s Silence” u vlerësua për përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë gjatë karrierës së saj, tha ambasadorja Christine-Butel.

Titulli “Kalorëse e arteve dhe letrave” është një nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës për artistët që përmes artit kanë kontribuar në shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.Kjo dekoratë është urdhër i Saint-Michel i shpallur mes viteve 1469 dhe 1830.

Dobroshi është aktorja e parë kosovare në histori që eci në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin dhe Festivalin e Filmit Sundance.Filmat e saj më të njohur janë “Lorna’s Silence”, “Baby”,” Magic Eye”, The Sadness of Mrs. Snajdrova”, “Vera”, “Late Bloomers”, “A Lady Day” etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?