Al Paçino harron në cilin emision gjendej, përpiqet të largohet
Al Pacino dha një intervistë jashtëzakonisht të sikletshme në “The One Show” mbrëmë në BBC, ku ai harroi se në cilin emision ishte dhe u përpoq të largohej. Legjenda televizive, fitues i çmimit Oskar, ishte i ftuar së bashku me aktorin Logan Lerman, për të promovuar serialin më të ri në Amazon, “Hunters”.
Në një moment intervista u bë tejet e sikletshme, kur 79 vjeçari harroi se në cilin emision ishte.
Ai u shpreh se: “aktori shpesh ëndërron për gjërat që është duke bërë”. Kësaj deklarate Aleks Xhons, moderatori i “ The One Show” iu përgjigj me pyetjen nëse “ai e kishte parë në ëndërr mbrëmjen e kaluar të qënit në emision”.
Paçino nuk diti si të përgjigjej dhe u shfaq konfuz për një moment, pasi kishte harruar në cilin emision gjendej.
Më vonë, ai u përpoq të çohej dhe të ikte, para mbarimit të emisionit, duke thënë: “Unë sa po bëhesha gati të ikja.”
Pavarësisht se intervista nuk shkoi siç pritej, aktori u përball me komente shumë pozitive nga teleshikuesit. Të shumta ishin mesazhet në Twitter që thoshin se Paçino është një person shumë i këndshëm.
Të tjerë thoshin se paraqitja e tij në “The One Show” ishte po aq e pakuptimtë sa të shihje papën në shfaqjen “Deal or no Deal”.
Seriali “Hunters” , i cili ndjek një skuadër ndjekësish të nazistëve në New York-un e viteve ‘70 , do të publikohet në 21 shkurt në Amazon Prime Video. Paçino luan Majër Ofërman, kryetarin e skuadrës, ndërsa Lerman luan një të ri të sapo rekrutuar.