“Albanian Pop Rock Duets”, Tirana gati për repertorin e artë muzikor

“Albanian Pop Rock Duets” do vijë mbrëmjen e 2 qershorit në Amfiteatrin e Tiranës. Një festë e magjishme ku do rikthehet këngët deri në fund të viteve 1999.

Orgesa Zaimi, Gerta Mahmutaj dhe Mateos Frroku do këndojë duetet më të famshme që kanë ngelur në mendjet dhe zemrat e publikut shqiptarë të këngëtarëve të tjerë në organizimin e Kozeta Kurtit.

Kozeta Kurti: “Këngët janë deri në fund të viteve 1999 për të ruajtur një periudhë historike. Vitet ishin kryesore. Një pjesë e tyre janë hite të njohura dhe ka edhe këngë që kam ngulur këmbë që të dëgjohen. E bëra këtë si spektatore dhe admiruese e muzikës. Jam e fiksuar edhe pas teksteve. Këngët janë përzgjedhur në bazë të teksteve.”

Orgesa Zaimi tha se muzika e lehtë duhet ruajtur ndër breza.

Ogesa Zaimi: “Është diçka e bukur. Duhet ti ruajmë dhe kultivojmë këngët. Muzika e lehtë shqiptare duhet ruajtur si një trashëgimi ndër breza. Janë këngë të pavdekshme. Do këndoj me Mateus këngën ‘Çel si gonxhe dashurie’. Çdo gjë do të jetë live.”

Mateus rrëfeu edhe disa detaje nga koncerti.

Mateus Frroku: “Do këndojmë pa tekste fare. Kur është publikuar kjo këngë nuk kam pas lindur. Nuk na lejohet të themi batutën: Hajde këndojmë të gjithë bashkë. Po punojmë me gjithë energji për të sjellë në Amfiteatër një festë të bukur. Sa bukur tingëllojnë këngët shqiptare edhe ne 2019, mjafton të dini si ti sillni bukur.”

SHKARKO APP