Albert Kahn, filantropi francez që shkroi me fotografi me ngjyra historinë e botës edhe atë të Shqipërisë

Albert Vataj

Ambicia e tij ishte të bënte historinë e botës parmes fotografisë, pjesë e së cilës janë edhe këto foto,  veçanërisht njëra, ajo e disa malësorëve, të cilat ai i ka fotografuar në Shkodër, më 21 tetor 1913.

Tregu i vjetër i Shkodrës, Bexhisteni, i djegur dhe shkatërruar, pasi malazezët u detyruan të braktisin Shkodrën, pas një lobimi ndërkombëtarë që konkludoi se ky qytet i përkiste Shqipërisë dhe do të ishte i saj.

Po ta vini re, ai është përpjekur që në këtë foto dhe në gjithë të tjerat, album nga të cilat kam shkëputur këto imazhe, të përfshijë një gjeografi të gjerë promovimi të traditës etnografike të Shqipërisë së Veriut dhe jo vetëm, gjë të cilën e ka bërë kudo ku ka shkuar me shtegtimin e tij fotografik dhe eksplorues.

Albert Kahn, ka tentuar të bëjë një botë të mirë duke e treguar atë në sytë e botës, dhe ia ka dalë ta përcjellë me origjinalitet dhe vërtetësi.

Një shpurë e trupës mbrojtëse të Esad Pash Toptanit

Lindur në Alsace nga një familje hebreje, Albert Kahn u zhvendos në Paris kur krahina u aneksua nga Gjermania në 1871 si rezultat i luftës Franko-Prusiane. Kahn bëri pasurinë e tij të madhe fillimisht në minierat e diamantit dhe më pas si bankier në botën e financave ndërkombëtare, më së shumti në huatë në Japoni, pjesërisht i lehtësuar përmes lidhjes me familjen mbretërore japoneze.

Në Shkodër, një vajzë dhe një grua malësore, të cilat mbajnë veshur xhubletat respektive të moshës

Por pretendimi i Kahn në vëmendjen tonë këto ditë është si iniciatori i një projekti të hershëm dhe madhështor për të bërë një regjistrim fotografik me ngjyra të popujve dhe kulturave të botës. Të promovojë paqen dhe mirëkuptimin në shkallë globale.

Si një filantrop, ai financoi këtë projekt të jashtëzakonshëm që sponsorizoi fotografët për të udhëtuar në të paktën 50 vende nga viti1907 deri në shkatërrimin e pasurisë së tij në Wall Street në vitit 1929.

Fermerë nga Shqipëria e mesme, të cilët mbajnë ngarkuar vargje të thara të fletëve të duhanit.

Ai i humbi të gjitha por galeria e fotografive të tij janë një monument i kujtesës, dhe kulturës së popujve që ai përjetësoi në foto me ngjyra. Patjetër që ne jemi të privilegjuar se ai e përfshiu edhe vendin tonë në këtë hartë fenomenale fotografike. Përmes fotove të tij, fokusit që selektoi në Shqipërinë e mbi 100 viteve të shkuara, ne ballafaqohemi me realitetin e asaj periudhe, komunikojmë ngjyrshëm me atë kohë bardh e zi.

 

SHKARKO APP