Albina Gjergji: “Duke u kthyer në vendlindje”
Albina Gjergji, gazetare e njohur, ka postuar poezinë ” Duke u kthyer në Vendlindje”, shoqëruar me një foto nga shtëpia ku ka lindur:
DUKE U KTHYER NË VENDLINDJE
Në prag të periferisë më rrethuan zogjtë.
Erdha nga fushat, prandaj m’u bë kjo pritje
madhështore.
Miq fluturakë, unë ju dua!
Dashuria juaj më ka shqetësuar
Më shumë se format moderne të vjershave.
Në jetën time kam bërë qindra kafaze,
por kurdoherë me porta të hapura.
Bile dhe fëmininë e mbaj mend si pëllumb,
Pezull mbi paqen mëngjesore.
Dhe tani jam e gëzuar që e di
Se kam qenë në kujtesën tuaj që ikte qiejve.