Alma Haxhiu, fituese e festivalit “Kosovarja Këndon”

Në ambientet e Teatrit “Adriana” në Ferizaj, mbrëmjen e së hënës, kumbuan tinguj të muzikës burimore shqiptare. Për të 47-in vit me radhë hapi siparin festivali më i veçantë dhe jetëgjatë i muzikës “Kosovarja Këndon”.

Këtë vit, ky program nën organizimin e profesor Astrit Mustafës dhe udhëheqjen artistike të Fitim Bytyqit, solli cilësi e konkurrencë të denjë mes garuesve, të cilët morën vlerësimin profesional të jurisë së festivalit në përbërje të kritikut të muzikës, Sami Piraj, muzicientit e pedagogut, Nazmi Aliu, profesoreshës së pianos, Besa Luzha, të cilët edhe zgjodhën fituesit. Me vendin e parë u shpërblye Alma Haxhiu, me të dytin Rina Kurtishi, ndërsa vendin e tretë e mori Loresa Zeqiri.

Çmimi special “Nexhmije Pagarusha” i takoi Diellza Halimit, ndërsa çmimi “Skënder Idrizi” i ndarë nga Klubi i Gazetarëve Ferizajas “Haki Braha” i takoi Rina Kurtishit. Këngë e mirëfilltë shqipe, vlera të larta artistike e shije e kultivuar tashmë e publikut ferizajas ishin ato që spikatën këtë edicion të Festivalit “Kosovarja Këndon” që si rëndom përcjelljet nga orkestra e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” në Ferizaj. Me mirënjohje të veçantë për kontribut u nderuan Fahri Beqiri, Zeqirja Ballata e Fetie Tërstena.

SHKARKO APP