Amaneti i Moikom Zeqos: Homazhe në muze, ministria e Kulturës nuk e plotëson nga pandemia

Studiuesi dhe shkrimtari i njohur, Moikom Zeqo nuk  e fitoj dot  betejën me sëmundjen e rëndë  prej së cilës vuante prej 5 vitesh. Ai u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare mëngjesin e së hënës. Miqtë e tij e cilësojnë ditë të trishtë dhe humbje e madhe për kulturën  shqiptare.

 “Nuk dua ta përdor fjalën vdekje, për mua është  e rëndë. Moikomi është këtu në kuptimin e gjurmëve që ka lënë ai”, është shprehur Enver Kushi.

Një tjetër mik i tij thekson se tashmë bota ka humbur një person me peshë të madhe intelektuale.

“Bota është më e vogël. Bota intelektuale, njerëzore dhe ajo shkencore tashmë është më e vogël”, është shprehur një nga miqtë e Moikomit.

Enver Kushi miku i afërt i Moikom Zeqos, i cili i qëndroi pranë deri në çastet e fundit zbardhe edhe amanetin e tij.

“I kam thënë Elidës po ta them dhe ty që nuk dua të më varrosin në Durrës, por në Tiranë dhe ceremoninë e varrimit të ma bëni në Muzeun Kombëtar”, ka thënë ndër të tjera.

Drejtori i muzeut historik kombëtar Dorian Koçi, thotë se për shkak te situatës se Covid 19, homazhe me trupin e tij në muze nuk do te ketë.

Ky është një amanet i natyrshëm, ministria duhet t’ia japë lejen dhe pse nuk mund t’ia japë lejen, por jemi në një situatë të pazakontë,” tha Koçi.

Moikom Zeqo është autor  i 140  librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Miku i tij publicist Bedri Islami, zbulon  lidhjen e ngushtë me  Migjenin.

Zeneli ka qenë babi im, por Moikom është vazhdimi i Migjenit, janë dy personazhe madhor të letërsisë shqipe. Moikom e adhuronte Migjenin, dhe shkak i lidhjes familjare ishte se ai donte të dinte se çafrë ishte zeneli. E gjithë proza e Moikomit buronte nga mendimi filozofik i Migjenit por në një shkallë të lartë”, ka thënë ai.

Kontributi i Moikom Zeqos në Muzeun Historik Kombëtar ka qenë imadh Kushi rrëfen edhe simboliken e pemëve të mbjella në kohën e tij, krahas ndërtimit të pavionit të luftës

Moikomi ishte nga ato mendjen pjellore intelektuale që vetëm idetë në këtë muze dhe gjurmët e tij janë të jashtëzakonshme. Kanë kaluar rreth 17 vite dhe pema është e tillë. Moikomi kishte idenë që të sillte një rit të skëndërbeut që të sillte bekimin e çifteve dhe u bë një ceremoni shumë e bukur”.

Ndërkohë që Islami i njeh meritat në kontributin e çmuar për pavarësinë e  Kosovës për të cilën është nderuar me 3 medalje.

“Është dekoruar me medalje nga presidenti i Kosovës, por kontributin e dhënë në pavarsinë e Kosovës”.

Ndër të tjera miku i tij thekson se meraku më i madh i Moikomit ishin zhvillimet më të fundit në ruajtjen e trashëgimisë kombëtare.

Meraku më i madh i tij ishte qëndrimi që po mbahej ndaj trashëgimisë kombëtare dhe u zëmërua kur Butrinti mund të jepej PPP dhe nuk ishte dakord aspak me humbjen e kujtesës që po i bëhej Tiranës”, ka thënë ai

Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, gjermanisht.

Moikom Zeqo,  për kontributin e tij të çmuar në shumë fusha  si shkrimtar, studiues, arkeolog ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenarëve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor do të jetë gjatë në mendjen e shumë brezave./abcnews.al

Amaneti i Moikom Zeqos: Homazhe ne muze, ministria e Kultures nuk e ploteson nga pandemia

SHKARKO APP