Artan Shabani: Femra në pikturë, nga diktatura në kohët moderne

Që prej datës 4 shkurt deri më 30 prill 2019, Rezidenca e Italisë në Tiranë mirëpret ekspozitën “L’Eterno Femminino” Përfaqësimi i gruas shqiptare nga shekulli i Njëzetë deri më sot”.

Kuruar nga Artan Shabani, ekspozita sjell një përzgjedhje veprash të artistëve dhe artisteve shqiptare, nga shekulli i njëzetë deri në ditët e sotme, që kanë portretizuar figurën femërore.

YouTube player

Ekspozita “L’eterno femminino” (Femërorja e përjetshme) bashkon artistë të brezave të ndryshëm, nga etapa e vetë-izolimit, deri tek shprehjet bashëkohore të ditëve tona (2019). Ekspozita është pjesë e projektit më të gjerë që Ambasada Italiane në Tiranë po ndërmerr për të promovuar barazinë gjinore dhe luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës ndaj grave, problem që prek edhe popullatën shqiptare.

Në këtë kuadër, gjatë gjithë periudhës në të cilën do të qëndrojë e hapur ekspozita, në Rezidencën e Italisë do të mbahen takime të hapura me studiues. Në një intervistë për emisionin ‘Chic’ të Fjodora Dorës në News 24 Artan Shabani tregon më shumë për këtë ekspozitë që ka në qendër femrën.

“Qelizat e kësaj ekspozite janë veprat e artit dhe ato secila prej tyre pas ka artistin ose artisten. Cdo artist ka periudhën e vet, teknikën, zhanrit e vet artistik. Ndryshe ka qenë dialogu ose shprehja artistike në vitet ’20 , ndryshe në vitet ’40 më vonë vonë me artin e angazhuar dhe në periudhën e realizmit socialist. Pas viteve ’60 deri në fund të viteve ’80 femrës i jepet një rol, e shikon në rolin e vullnetarit, të aksionistit dhe ajo edukohej nëpërmjet punës. Pra në këtë periudhë shohim femrën tornitore, brigadiere dhe kjo periudhë nuk mund të mungojë edhe në këtë ekspozitë dedikuar femrës. Kemi një pazëll të plotë artistësh që prezantojnë periudhën e nëntëqintës shqiptare e deri në ditët e sotme”-ka thënë Artan Shabani.

SHKARKO APP