“Arti, si lutja, një dorë e shtrirë drejt errësirës në kërkim të prekjes së hirit hyjnor”

Fragmenti krijimi, nga tavani i Kupolës Sistine, Vatikan, vepër e Mikelanxhelo Buonarroti.

Nga Albert Vataj
Kjo shprehje e Kafkës është një psalm drite në errësirën e qenies, në thellësinë e rënies, në misterim dhe mëdyshjen, veprimin dhe hezitimin, në lartësinë ku sublimja e shpirtit krijues e vendos qëllimin tonë, legjitimitetin për të shtrirë në thellësi dhe largësi skajet ku e bukura që del prej nesh, popullon begatueshëm botën.
Ajo, gjithë sa është në qenësi dhe në idil, flet për artin dhe lutjen jo si akte të zakonshme, por si përpjekje ekstreme të shpirtit për të kaluar përtej vetes, për të kapërcyer kufijtë e formës njerëzore e për të ndier peshën e një hiri që nuk i takon tokës.
“Lutja dhe arti janë akte plot pasion të vullnetit. Përmes tyre njeriu dëshiron të përforcojë dhe të tejkalojë mundësitë normave të vetvetes së vetvetishme.

Arti, njëlloj si lutja, është një dorë e shtrirë drejt errësirës në kërkim të prekjes së hirit hyjnor, i cili do ta shndërronte atë në një dorë që shpërndan dhurata, në një dorë që dëshmon bujarinë e krijuesit dhe bukurinë që e stolis këtë vullnes të epërm.
Të lutesh do të thotë të bëhesh një me ylberin që shtrihet midis jetës dhe vdekjes, të shkrihesh krejtësisht në të, me qëllim që rrëzëllimin e tij të pasosur të shtrosh djepin e brishtë të ekzistencës tënde.
Arti dhe lutja, në këtë kuptim, janë mënyra të të qenit në përkulje, por jo për nënshtrim, por për tejkalim. Kafka i sheh si gjeste pasioni dhe etjeje, si dorë e shtrirë jo për të marrë, por për të prekur të pakapshmen dhe për ta kthyer atë në një ndriçim që rrjedh për të tjerët si përcaktim i përkatësisë.

Ndërsa lutja bëhet një shkrirje me ylberin, një simbol i përkohësisë dhe përjetësisë në të njëjtën kohë, Kafka ngulmon se në këtë akt humbjeje të vetvetes, njeriu gjen një të përjetshme që nuk është më veçse ai, por të gjitha gjërat njëkohësisht, jetë, vdekje, dritë, mirësi, bukuri dhe shpresë.
Ky mendim është një nga ato çaste kur filozofia dhe poezia, mendimi dhe mëkimi shpirtëror, bëhen një trup i vetëm, i dridhshëm, i përunjur dhe hyjnisht i bukur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?