Artisti shqiptar me një tjetër rekord Guinness: Portreti i Ataturkut me 250 mijë vida
Artisti i mozaikëve, Saimir Strati, ka shënuar rekordin e 11 në Librin e Rekorderve Guinnes.
Në 15 metra katrorë, të mbuluar me 250 mijë vida të ngjyrave dhe dimensioneve të ndryshme, Strati arriti të realizonte portretin e Mustafa Kemal Ataturku për 37 ditë. Portreti i krijuesit të shtetit modern turk, qëndron në ekspozitën e hapur të kishës greke të qytezës Bor.
Vepra e artistit shqiptar nga turqit është quajtur si dedikimi më i mirë i kushtuar Ataturkut. Për këtë arsye u respektua nga një qytet i tërë.
Strati rekordin e parë e ka shënuar me portretin e Leonardo Da Vinçit, të punuar me gozhdë. Nga 11 vepra që janë pjesë e librit të rekordeve, shtatë prej tyre ndodhen në Shqipëri. /TCh/