Artistja e njohur rumune shfaqje për publikun shqiptar
Artistja e njohur rumune, Maia Morgenstern ka qëndruar këtë fundjave në Shqipër duke dhënë edhe disa shfaqje mbresëlënëse në Elbasan fillimisht dhe më pas në Tiranë. Publiku I gjerë shqiptar, ka mbushur sallën e teatrit të Turbinës në kryeqytet duke ndjekur shfaqjen “Marina&Ulay”, bazuar në veprën e artistes me famë botërore Marina Abramovic. Në këtë vepër të quajtur edhe manifesti për arstitët, jepen episode dhe rregullave se çfarë një artist duhet të evitojë në skenë por edhe në jetë. Zonja Morgenstern, ka dhënë edhe një intervistë për gazën Koha Jonë, duke folur për përshtypjet dhe impresionet që ka marrë nga publiku shqiptar.
Kjo është hera e parë që vizitoni Shqipërinë?
Jo, kam qenë edhe disa herë të tjera, madje kam performuar disa vite më parë në Tiranë. Ka qenë një tjetër aktivitet dhe kam patur nderin të performoj me zonjën Margarita Xhepa.
Cilat janë përshtypjet tuaja, tani që mund të themi se keni qene këtu disa herë?
Ndihem shumë nderuar, kam shumë emocione positive dhe energji positive gjithashtu. Shikoj njerëz, publiku sidomos që vjen tek unë me dashuri, me shumë vlerësim. Njerëzit sidomos artistët, janë shumë të respektuar në Shqipëri. Jam surprizuar shumë pozitivisht.
A duhet të bëhet diçka më shumë per të afruar popujt e dy vendeve tona?
Po duhet të bëhët patjetër, një pjesë varet nga ne artistët për të ndërtuar ura kulturore për të njohur njeri tjetrin më mirë.
Dhe një pyetje të fundit, shtimi I përdorimit të internetit apo I rrjeteve sociale ka prekur çdo aspect të jetës, a përbën një sfidë edhe për arsitët dhe teatrin? Si mendoni se mund të kalohet kjo sfidë e përbashkët për artin?
Unë besoj se artistët në Shqipëri, por edhe kudo në botë, kemi një sfidë dhe ajo është të bëjmë performanca të bukura në teatër apo dhe në kiname, pra duhen pune interesante, dhe njerëzit do të mbushin sallat do të vijnë. Por do të ketë gjithmonë sfida, si televizioni, apo platforma të tjera, por sfidën kryesore ne artistët e kemi me veten, të punojmë dhe të përmirësohemi gjithmonë.
Morgenstern është një nga ikonat e kinematografisë rumunë, ajo njihet edhe ndërkombëtarisht me rolin e njohur të Shën Merisë te filmi “Pasioni i Krishtit”, me regjisor Mel Gibson.