As Covid 19 nuk e ndali muzikën qytetare në Shkodër
Ahengu shkodran 2020, paçka se po jetojmë në një normalitet me Covid-19, erdhi në oborrin e banesës karakteristike me risi, ku këtë vit u ndërthurën intepretimet e artisteve profesionist me talentet e reja.
Ju kishte munguar të kënduarit live dhe këngëtarët Shkodran nuk kursejnë një thirrje ndaj qeverisë që të rishohë vendimet për të rihapur muzikën që e cilësojnë ilaç të shpirtit.
“Ahengu Shkodran” i shpallur si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, erdhi në edicionin e tij të 8-te nën kujdesin e qendrës kulturore Pjetër Gaci dhe teatrit Migjeni e Bashkisë Shkodër.