Asaj, dashurisë time të ndaluar!
Sot, do të doja që të mos ma kishe ofruar kurrë atë vend pune pasi më intervistove. Fillova punë dhe shumë shpejt u përshtata me stafin. Më mirëpritët dhe të gjithë punuam si një skuadër. Shpesh organizonim dreka dhe pa e kuptuar të gjithë u bëmë miq shumë shpejt.
Unë dhe ti ishim bërë shumë të afërt dhe këtë e kuptuam vonë. Humori yt ishte kaq i lezetshëm dhe komunikimi ynë shkonte përtej gjithçkaje. Sado përpiqeshim ta fshihnim, u përfshimë kaq shumë emocionalisht.
Nuk kaloi shumë dhe takimet tona pa arsye filluan. Diskutonim për gjëra të zakonshme, politën apo tema që s’na interesonin dhe shumë. Tani, kishim filluar të dilnim pa praninë e stafit.
Kolegët kishin nisur të dyshonin, por ne u treguam të zotë dhe i fshehëm ndjenjat tona të vërteta. Gjithsesi, s’mund ta bënim këtë edhe për shumë gjatë. Lidhja jonë po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme, më intensive. E dinim që kjo ishte e gabuar sepse ne të dy ishim të martuar. Të dy kishim familje. Fakti që ti vije nga një familje tradicionale muslimanësh e bënte edhe më kompleks gjithë këtë skenar.
Pastaj , një ditë të bukur ti erdhe dhe më dhe lajmin: ishe shtatzënë. E shihja që ishe e trishtuar dhe e gjithë kjo s’ishte e planifikuar. Ti u sëmure dhe duhet të shkëputeshe nga puna për një kohë të gjatë.
Gjithsesi, ne vazhduam të mbanim kontakte në telefon dhe mesazhe. Tani, gjërat po bëheshin ehde më fshehurazi dhe pasojat mund të ishin edhe më të shpejta.
Pas asaj që mu duk një pafundësi, ti dhe yt shoq u bëtë me një vajzë. Ti më dërgoje foto të saj, të tuat dhe gjithë familjes tënde. E shihja gëzimin tënd ashtu siç shihja që të mungoja njësoj sa ti mua.
Disa javë më vonë, do të të dërgoja dhuratën time, por si për çudi, gruaja më sugjeroi të ta jepnim personalisht. U përpoqa të tregohesha indiferent, por po vdisja nga brenda. S’kisha asnjë zgjidhje tjetër.
Atë ditë, ne takuam partnerët e njëri tjetrit për herë të parë. Ajo ditë, ishte dhe hera e fundit që ne folëm bashkë…