Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:40 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026, sipas të dhënave më të fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë është: një euro këmbehet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ashpërsi dhe hire të eposit të burrave malësor

Kultura E premte, 24 Shtator 2021 12:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj – 

Ata i sheh me një vëmendje shastisëse siç shohin eksploratorët shenjat e deshifrimit të një harte të vjetër thesari. Jepesh dorëzënë para këtij rebusi, si përpara një përfshirje në zgjidhje. Ndoshta ata nuk mund të thonë asgjë, por gjithçka që ti përpiqesh të perceptosh përtej këtyre portreteve është koha, është jeta, janë gjithëato ngulmime që i thirrën këto burra si në një betejë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Image may contain: one or more people, beard and closeup

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pamja e burrave malësor është epike. Bukuria e tyre e ashpër. Ajo është një hir që ngjeth, është një ëndje që drithëron, është një prehje që i blatohet asaj krenarie që imponon. Mosha, vitet, pesha e rëndë e të përditshmes, mund të lexohen në portretin e këtyre burrave, ndoshta më qartë se çdo ligjërim fjalësh dhe shpengim endës tregimtarie. Rëndonte heshtja e tyre më shumë se çdo fjalë e mendim. Tek ata zëri është më i thellë se honet që kanë kapërcyer për të sfiduar jetën. Sytë janë groposur thellë, por vështrimi i tyre shigjeton si vështrimi i shqiponjës. Rrudhat ua kanë pluguar deri në tjetërsim fytyrën, por pa mundur t’ia zbehin atë hir të ashpër që shkëlqen në shprehinë e tij. Të duket se ata nuk kanë patur kurrë rini. Ata, sikur kanë dalë nga legjendat për të rrëfyer histori që kurrë nuk i kemi dëgjuar, për të dëshmuar gjëra që ata panë dhe jetuan, për të lënë një gjurmë në kujtesën e një gjenerate, një prej atyre shenjave tregues të një galaksie prejnga ato erdhën.

Image may contain: one or more people

Nuk ka piktor që guxon ta vërë në provë mjeshtërinë e tij për të realizuar portrete të tillë, që vetë natyra në kohëpaskohje i ka mbrujtur me thëngjij e barut. S’ka skulptor që të sfidojë virtuozitetin e natyrës në deshifrimin e këtyre linjave të garrametshme, e profilesh të thadruara nga erërat e cergëta e flaka e oxhakut. Ata i ka marrë koha në memuarin e vet, dhe tek ne kanë mbetur këto realitete fotografike, si një cak prejnga ne të mund të ngremë përmendoren e njeriut vigan, e burrit malsor që më shumë se fjala e tij e matur e zëri i tij buçitës, i flet shprehia e fytyrës, një zë i ngërthyer në kodin e fshehtë të kohës dhe ashpërsisë ku ata ishin të zakontët e një realiteti që ka ende diçka për të thënë.

Image may contain: 1 person

Ata ishin të varfër, por pasuria që lanë është ajo që na detyron t’i jemi mirënjohës, krenaria, nderi, vatani, gjaku. Ata janë pararendësit tanë, të urtë e fisnik, etërit e një amaneti që nxjerr dheu nga gjoksi i vet. Ata janë, çfarë ne jemi, shqiptar.

No photo description available.

Image may contain: one or more people, shoes and outdoor

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 13 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Moti këtë të dielë
Para 18 minutash

Moti këtë të dielë

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 22 minutash

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 2 orësh

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.