Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Atë Gjergj Fishta: Të Ngjallunit! N’ketë ditë t’madhe t’t’Naltit Zot.

Kultura E diel, 31 Mars 2024 18:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

1 U ngjallë s’deknit: or’ prej dore
Preja mordes si i ka pshtue?
Sí i ka mujtun dyerët mizore,
Si ka pshtue Njai, qi pushtue
Kje prej tjerve ‘i herë mbi dhé?
Per Njatę jam tue lshue bé
Qi prej s’deknish e gjalloi.

2 U ngjallë s’deknit: ftyra e gzueshme
Nen pelhurë nuk rrin mâ ngrit;
U ngjallë s’deknit: e randueshme
M’njanë ânë t’vorrit kaperdít.
Prapët mbi tokë rrin rrasa e eper,
Porsi i forti qi pin teper,
Tu’ u çue Zoti flakuroi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

3 Porsi kúr per gjysë njaj shteku,
Mbas pushimit n’nji lisní,
Prap udhtari jeten preku,
E prej krejet hjedhë n’ajrí
Dushku s’thát nji gjethe t’rame,
Qi prejdeget ardhë e dame
Dalkadalë mbi tâ u ndesh:

4 Njashtu a’ i forti njatë mermerë,
Sypri vorrit qi randote,
Lehtë e dyndi me nji herë,
Kúr prej rrahes mjerí- plote
U kthye shpirti e trupit njitë:
Tha t’ Hyjnueshmit mbetun ngritë:
Çou, se vetë me Ty jam tesh.

5 T’ Izraelit nder t’topitun
Ç’ âsht perhapë nji fjalë e ré!
Ka shndrŷ qiellen si kje pritun
Perendija Hyj – me – né?
O t’ topitun, si kje zâni,
Ka mbarue per jú zalldani,
Aj âsht vetë Shelbuesi Zot.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

6 Para Atij n’mbretní t’amshueme
Kush bír robit kishte hypun?
M’i a grabitë mbretnís s’shemtueme
T’parët e moçem Ai ka zdrypun:
D’shiri i bardhë i motit t’hershem,
Friga e rrebtë e anmikut t’mnershem,
Ai Ngadhnjyesi folë kah mot.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

7 Njerzvet shęjten qi kallxuene
Shka do t’ siellshin kohët e gjata,
Porsi punët qi veç kaluene
Fmijvet t’vet u kallzon tata,
U diftue ai Diell i ndritshem,
T’ cillin Zoti dheut t’kobitshem
Per gojë t’tyne i a premtoi.

8 Kůr Ageu, kúr Izaija
I a dhanë besen rruzullimit
Se do t’ vite ‘i ditë Mesija;
Kúr i nçuemun prej rrëmbimit
I kndoi ditët qi njehun ishin
Edhe vjet’t qi lé nuk kishin
Danieli n’mend pershkoi.

9 Ishte dritë; e tue lotue
Magdalena e tjerat grá
Rrijshin t’mbytnin tue vajtue:
Nji termek atë botë qe rá,
Fund e maje u dynd Sionne
Edhe sogja e patenzone
Friget m’tokë u kalamend.

10 Nji i perjashtmas djalë i rí
Ndęj mbi vorr prej gurit dhęnun:
Ishte rrfé, po, duka e tí,
Flokut t’borës isht’ petku i endun:
Zęmer- ngrîmes, ‘ cilla e luti
I pergjegji njai fjalë- buti:
Âsht ngjallë s’deknit; s’âsht n’ketë vend.

11 Me t’padukshmet petka mndashit
Le t’shkojë t’zbémt e vjollcës s’irnueme;
Ari t’shndrisë si para tashit;
Zyrja e Fés kú t’thrret e lume
Del, Meshtár, me petka t’mira,
Veshun bardh, rrethue me qira,
T’ngjallnin deket tě kallxň.

12 Prej elterit duel nji zâ:
‘Gzou, o e qiellit Rregjinesha;
Gzou; Hy’i nieri n’tý u bâ
Kúr e jona i u çmue vesha,
Â’ngjallë, vetë si ‘i herë premtote:
Per né lutu: luta e jote
Qo t’jet ligjë Aj i lumi do’.

13 O ju vllazen, kremtja e Zotit
Sot na flet veç gazmend qiellit;
Âsht ditë gostet dita e sotit;
I gzon zęmra sot se t’cillit:
S’gjindet nanë aq e ngurrueshme,
Qi me petka mâ t’lulzueshme
Fmít e vet nuk i veshë sot.

14 I perkuerët t’jét n’hae bujari;
T’két çdo tryeze dhantít e veta:
Gostve t’mdhana i pshuem visari
Le t’kalojë nder shpija t’shkreta,
Para t’vorfnit tryezen shtrue
T’bâjë, i ndershem, me gazmue
N’ketë ditë t’madhe t’t’Naltit Zot.

15 Larg gallata edhe kelthimi
I gazmendit t’panjerzí:
Nuk âsht ky, jo, nuk âsht gzimi
Qi ep i drejti n’brohorí;
Por i paqët e mrenda vendit,
Por qielluer, si shęj gazmendit,
Qi nder valle t’qiellës ushton.

16 O ata t’lumët! mâ i bukur dielli
Shdritë atynve i kremtve t’lume;
Por ç’do t’bâjë, fatziu! Nja’ i cilli
E dredhë kamben n’ravë t’shemtueme
Qi ke deka ka mbaresen?
Në Tenzonë kush e mban shpresen,
Me Tenzonë dikúr gjallon.

Atë Gjergj Fishta:

1 pshtue: shpëtue: – e gjalloi: e ngjalli.
2 Prapët: sjellun per së mbrapshtit. – Porsi i forti ejt.: Et excitatus est tamquam dormiens Dominus, tamquam potens crapulatus a vino. Psalm., LXXVII, 65. – flakuroi: u çue në kambë.
3 njaj shteku : njij udhtimi. – lisní : lisore, pyllë lisash. – jeten preku : zgjohet.- dyndi: çoi perpjetë, largoi. – rrahes mjeri- plote : Limbit.
5 shndrŷ qiellen: çelë deren e qiellës.
7 t’ kobitshem : të mjerë. – per: nëper.
8 rrëmbimit : vegimit, ekstazës.
9 atbot: atëherë, – sogja: roja. – u kalamend : u muer mendsh. – zemer- ngrimes: Marís Magdalenë.
11 Me t’padukshmet : me të pahijshmet, të pastolisunat.
s’irnueme : së nxime, së verenikët.
13 aq e ngurrueshme: qi mos të duejë.
14 I perkuerët: i perkorë ( Bogdani), i ndalun në hae.
15 gallata: shamata. – kelthimi: brima.
në ravë t’shemtueme: në rrugë të mjerë të gabimit.
Atë Gjergj Fishta, “Të Ngjallunt”, “Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot. “Atë Gjergj Fishta” , 1941, fq 95-99
Shpjegimet e fjalëve janë të Atë Viktor Volajt.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 4 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 4 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 4 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 5 orësh

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 4 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 6 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 11 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Para 5 orësh

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.