Benet Beci: 8 Gushti 1474, ditë historike të rëndësishme për Shkodrën
Nga: Benet Beci, kryetari i Bashkisë së Shkodrës
Si sot, 549 vite më parë! Rrethimi i Shkodrës i vitit 1474 ishte një sulm osman ndaj Republikës Veneciane në Shkodër, pikërisht në territorin e atëhershëm të Shqipërisë Veneta gjatë Luftës së Parë Osmane-Veneciane (1463-1479).
Forcat osmane rrethuan Shkodrën në pranverën e vitit 1474.Mehmeti II kishte dërguar guvernatorin e Rumelisë, Hadım Suleiman Pasha, me rreth 8000 burra, të cilët u zmbrapsën nga komandanti Antonio Loredan. Forcat rrethuese shkuan deri në 50.000 dhe u rrafshua qyteti Danjës e u dëmtua rëndë Kështjella e Lezhës.
Nga të dhënat Venedikase rrethimi përfundoi me fitoren e Republikës Venedikase dhe qytetarëve shkodranë të cilët pësuan 3000 humbje përballë 7000 të ushtrisë Osmane.
8 Gushti 1474 ishte dita e përfundimit me fitore të qytetit qendrestar përballë rrethimit të Shkodrës nga Sulltan Mehmeti II.