Berat, rikonstruktohen 3 xhami

Tri xhami të njohura në qytetin muzeal të Beratit kanë nisur të rikonstruktohen për t’i dhënë pamje të plotë këtij qyteti të mbrojtur nga UNESCO. Edhe pse punimet kanë krijuar një pamje jo fort të këndshme për vizitorët, Drejtoria rajonale e monumenteve thotë se kjo bëhet për të nxjerrë në pah vlerat e trashëgimisë kulturore.

Tre xhami në qytetin e Beratit po rikonstruktohen por punimet vijojnë me ritme te ngadalta. Pamjet që të ofron qyteti në këto momente nuk janë aspak të këndshme për syrin e vizitoreve. Ndërhyrjet ne xhaminë e Beqarëve, ne xhaminë Mbret si dhe ne Teqen e Helvetëve synojnë te nxjerrin ne pah vlera të trashëgimisë kulturore.

Për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Berat, Eugen Kallfani, punimet kanë avancuar. Veç xhamive po rikonstruktohen edhe 2 kisha të tjera. Këto xhami njihen si monumente kulti për shkak të vlerave që ato mbartin, madje Teqeja e Helvetëve konsiderohet si më e bukura në Ballkan.

SHKARKO APP