Biblioteka “Musine Kokalari”, mrekullia midis Tiranës

Në 100 vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit, gruas së parë të letrave shqipe, e cila luftoi për demokratizimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare, Bashkia e Tiranës vendosi që njërën prej Bibliotekave të Qytetit ta quajë pikërisht me emrin “Musine Kokalari”.

Biblioteka e re “Musine Kokalari”, tashmë pothuajse është gati. Këtë gjë e ka bërë të ditur i pari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet rrjetit social Facebook ka publikuar disa fotografi me pamje magjike të kësaj biblioteke.

“Jo jo shoku, nuk është për kafe, por për libra. Thuajse gati biblioteka e re “Musine Kokalari” e Nj. 7! Është lajm i mirë për një qytet kur bibliotekat bëhen më të mira, sesa kafenetë luksoze”, ka shkruar Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?