Busti i Skënderbeut në Odesa të Ukrainës, aty ku jeton komuniteti shqiptar

Busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është vendosur në zonën e Odesës në Ukrainë, ku jetojnë rreth 5000 banorë të vetë identifikuar si shqiptarë. Posta Shqiptare mbështeti nismën e ndërmarrë nga Qendra Media Aktive për skulpturimin e bustit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në këtë zonë.

Realizimi i specifikave të kësaj nisme si dhe garantimi për ta çuar deri në destinacion është ndjekur me prioritet nga administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj. Në zonën e Odesës, fshati Karakurt ka përqendrimin më të madh të tyre me rreth 2700 banorë, nga të cilët 80% janë me origjinë shqiptare.

Ky komunitet paraqet një rëndësi të veçantë për identitetin kombëtar shqiptar, për ruajtjen e kulturës, zakoneve dhe të folklorit. Ky bust i heroit kombëtar është simbolika dhe mesazhi më i duhur që i jepet këtij komuniteti në shenjë mirënjohje dhe për t’u dhënë mundësi të ndihen më pranë Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?