Citatet më të “zgjuara” të Alan Fordit: Mos i beso gruas që gënjen
Stripi italian “Alan Ford”, i krijuar në vitin 1969 nga Luciano Secchi dhe Roberto Raviola, përqendrohet te grupi i agjentëve sekretë TNT, ku Alan Fordi është një nga anëtarët. Humori i zi i tij ka bërë që të ketë popullaritet të madh jo vetëm në vendin e origjinës, por edhe në shumë shtete tjera, si Franca, Danimarka dhe Brazili. Mirëpo, jashta Italisë, suksesin më të madh e arriti në Jugosllavinë komuniste – që nga viti 1972, kur nisi të botohet te “Vijesnik”-u i Zagrebit, transmeton Telegrafi. Më poshtë janë disa nga citatet më të veçanta nga “Alan Fordi”.
• Mu më së shumti më prek vdekja ime!

• Nuk është e rëndësishme pjesëmarrja, me rëndësi është fitorja.
• Nëse e ke ndërmend të fitosh, nuk duhet të humbësh.
• Armatosu dhe ik.
• Më mirë diçka nga diçka, se asgjë nga asgjë.
• Nëse dëshiron të fitosh në vrapim, duhet i pari ta arrish cakun.
• Mos u dorëzo, pos kur duhet.
• Kush ecën nuk vrapon.
• Hyrja e lirë, dalja paguhet.
• Ne asgjë nuk premtojnë dhe këtë e përmbushin.
• Këtu prehet ai që nuk është më.
• Këtu prehem unë e qëndron ti, më mirë të prehesh ti e të qëndroj unë.
• Më mirë të jesh i pasur se të mos jesh.
• Poshtë ata, rrnoftë unë
• Blini lule për gruan më të dashur, por mos e harro as tënden.
• Mos i beso gruas që gënjen.