Çmimi Nobel në Fizikë, vlerësohen 3 shkencëtarët
Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann, Giorgio Parisi janë shkencëtarët që kanë fituar Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2021.
Tre personazhet janë vlerësuar për kontribute novatore në kuptimin e sistemeve komplekse fizike.
Njoftimi është bërë sot nga Asambleja Nobel.
Bëjmë me dije se çmimi Nobel në Fizikë jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, Stokhole. Deri më tani janë vlerësuar 216 persona për kontributin e tyre në këtë fushë, prej të cilëve vetëm katër janë gra.