Çmimi Nobel për Paqen: Mes të nominuarve Trump, kundërshtari i Putin dhe OBSH

Kreu i opozitës rusë, Alexei Navalny, Organizata Botërore e Shëndetësisë, aktivistja Greta Thunberg, janë disa prej të nominuarve për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti.

Megjithatë, nuk do të thotë domosdoshmërish që nominimet, që mbyllen sot, do të vlerësohen nga komiteti i çmimeve.

Komiteti Norvegjez i Nobelit, i cili vendos se kush do të shpërblehet me çmimin, nuk komenton mbi nominimet, duke mbajtur të fshehtë për 50 vjet emrat e kandidatëve.

Sidoqoftë, ata që paraqesin propozime, nëse dëshirojnë, mund të zbulojnë zgjedhjen e tyre.

Emra të tjerë përfshijnë aktivistët Bjellorusë Svetlana Tichanovskaya, Maria Kolesnikova dhe Veronica Tsepkalo për “luftën e tyre për zgjedhje të ndershme dhe frymëzimin për rezistencë paqësore”.

Kandidatë të tjerë përfshijnë ish Presidentin e SHBA Donald Trump, NATO dhe Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

SHKARKO APP