
Tashmë për vite të tëra Disney ka dominuar në arkat kinematografike, por këtë vit ia kaloi madje edhe vetes. Ndër dhjetë filmat më të mirë në vitin 2019, janë madje 8 sish me produksion ose bashkëproduksion të Disneyt.
Në vendin e parë për nga të ardhurat këtë vit është filmi i fundit në sagën e Marvel për Avengers, Avengers: Endgame. Me të ardhurat prej 2.8 miliardë dollarë, Avengers ia arriti ta tejkalojë edhe Avatarin, i cili deri më tani e kishte mbajtur vendin e parë për filmin më fitimprurës ndonjëherë.

