FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Djegia e Notre Dame/ Kumbaro: Dramë historike për kulturën

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cilëson një dramë historike për kulturën mbarë botërore djegien e katedralës së stilit gotik Notre Damë në Paris, e njohur ndryshe si simboli i qyetit.

E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, Kumbaro thotë se është e pamundur të ketë njërëz në botë që s’kishin dëgjuar për të, pasi mjafton të lexosh Hygonë për ta përfytyruar.

“Mjafton të kesh lexuar Hygonë dhe s’ka nevojë të kesh patjetër një foto përpara katedrales. Është një moment që na hidhëron të gjithëve. Franca po përjeton një dramë historike për kulturën. Megjithatë po na tregon se i ka lënë mënjanjë konfliktet dhe ka filluar solidaritetin që nga 500 zjarrfikësit e deri tek miliarderët që po kontribuojnë”,- thotë ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Djegia e Notre Dame/ Kumbaro: Dramë historike për kulturën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?