“Djemtë e Detit” rikthehen në skenë pas 25 vitesh, Lezha nderon kujtimin e Gent Demaliajt
Pas një çerek shekulli, tingujt e “Djemve të Detit” u rikthyen në Lezhë, qytetin ku nisi historia e një prej grupeve më të dashura të muzikës shqiptare.
Mbrëmja e koncertit solli emocione të veçanta për publikun lezhjan, ndërsa anëtarët e grupit, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, u ngjitën sërish në skenën e qytetit të tyre. Këngët që shoqëruan një brez të tërë u kënduan edhe një herë, duke rikthyer atmosferën dhe kujtimet e viteve të para të karrierës.
Në këtë rikthim nuk mungoi emocioni për Gent Demaliajn, zërin e paharruar të grupit, mungesa e të cilit u ndje gjatë gjithë mbrëmjes. Kujtimi i tij mbeti i pranishëm përmes këngëve dhe dashurisë së publikut.
“Djemtë e Detit” dëshmuan edhe një herë se këngët e krijuara me shpirt nuk i nënshtrohen kohës. Pas 25 vitesh, Lezha i priti sërish “bijtë e qytetit”, në një natë ku muzika bashkoi breza, ndërsa nostalgjia u kthye në emocion dhe kujtimet në këngë.
KOHA JONË SONDAZH

