Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Duçja i ngjashëm me Ismail bej Vlorën, pse s’u vendos busti në Tiranë

Kultura E hënë, 20 Shtator 2021 22:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Armand Plaka – 

Në momentet kur besohej se pushtimi italian në Shqipëri tashmë ishte i pakthyeshëm, mendohej edhe për përjetësimin e protagonistëve që e bënë të mundur atë realitet nga të dyja anët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Kështu, në dhjetor të vitit 1940, skulptorët italianë e ata shqiptarë duket se i ishin përveshur punës për të sjellë artistikisht “Duçen e Fashizmit” dhe “mëkëmbësin” e tij në Shqipëri, Shefqet Vërlacin, në dy vepra – sidoqoftë, jo në raport të drejtë me njëra-tjetrën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

DUÇE DHE VËRLACI, DY SIMBOLET E NJË IDEOLOGJIE

Musolini duhej përjetësuar me një vepër madhore monumentale, boceti i së cilës tashmë ishte përgatitur e ishte bërë gati për t’u vendosur në një shesh qendror të Tiranës, ndërsa Kryeministrit shqiptar i ishte rezervuar vetëm një bust (një portret). Sidoqoftë, duket se planet mbetën vetëm në letër, pasi nuk kemi evidenca e as dëshmi se monumenti i Duçes të jetë përfunduar e të jetë vendosur diku në kryeqytetin shqiptar, e as nuk dimë se ç’ndodhi më tej me fatin e atij projekti, sikurse nuk dimë as arsyet se pse ai u la përgjysmë.

A U TËRHOQ DUÇJA VETË NGA PLANI FILLESTAR?

Por sidoqoftë, ne mund të marrim me mend se lufta italogreke dhe disfatat që po pasonin ia zbehën ndoshta edhe vetë Duçes dëshirën për të pasur në Tiranë një monument të atilla përmasave. Si duket, hallet e frontit bënë që Shqipëria të mos ishte më “në zemrën e Duçes”.

NGJASHMËRI ME MONUMENTIN E ISMAIL QEMALIT

Por një tjetër aspekt më ngacmoi të shkruaj dy rreshta e komente shoqëruese për këto dy “zbulime” ose të themi më mirë risi. Nëse e sheh nga aspekti i realizimit artistik, të bën të besosh se vepra për Duçen mbart jo pak ngjashmëri me monumentin e Ismail Qemalit në ditët e sotme, i cili ndodhet përballë “Hotel Rognerit” në Tiranë, sidomos nëse sheh me vëmendje sfondin, por kjo ndoshta nuk vlen shumë nëse i hedh një sy qëndrimit tepër kapadai, tipik diktatorial të themeluesit të fashizmit, në krahasim me atë qëndrim sigurisht krenar, por njerëzor e “me këmbë në tokë” të Plakut të Vlorës. Sidoqoftë, në të dyja rastet, duket se veprat përshtaten tërësisht me imazhin që gjithkush ka sot në kokë, si për Duçen, ashtu dhe për Atin e Shtetit Shqiptar.

A ISHTE ODHISE PASKALI AUTORI I MONUMENTIT PËR DUÇEN?

Madje mund të tentoj edhe më shumë, edhe pse do duket si blasfemi: që autori i atij projekti për Musolinin të ketë qenë vetë Odhise Paskali, ose ndoshta që ai të ketë qenë vetë pjesëmarrës në grupin realizues, duke pasur parasysh kohën në të cilën ai jetoi. Fakti është se skeda që shoqëron fotot në fjalë nga arkiva e Institutit “Luce” në Romë nuk jep më shumë detaje sesa data, në të cilën është shkrepur foto, pa përmendur autorin e veprës apo projektit. Por dihet tashmë botërisht se ai ka realizuar si bustet e ishmonarkut shqiptar, Zogut I, ashtu dhe atë të Musolinit, e më vonë edhe Enver Hoxhës. E në këtë kontekst, mund të shtrohet edhe ky aludim. S’do ishte aspak çudi dhe madje do ishte zgjuarsi, që autori i monumentit të Ismail Qemalit, vetë i madhi Odhise Paskali, të jetë frymëzuar nga një projekt i tillë, i cili sidoqoftë, kish qenë i destinuar të mbetej vetëm i tillë. Ndoshta në këtë rast nuk do mjaftonte t’i ndryshohej vetëm koka, pasi duhej rikonceptuar tërësisht qëndrimi, domethënia, mesazhi i veprës. E nëse do ketë qenë kështu, mund të themi se mjeshtri ia ka arritur tërësisht.

PËRURIMI NË 2012 ISHTE NJË “RIPËRURIM”

Në ditën e përurimit të monumentit të Ismail Qemalit, në shumë nga të përditshmet shqiptare të 7 viteve më parë do të shihje të shkruhej: E hënë, 26 nëntor 2012-Tiranë -Shtatorja e Ismail Qemalit, vepër e skulptorit Odhise Paskali, që prej shumë vitesh gjendej në Muzeun Historik Kombëtar, është vendosur në lulishten e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kjo është hera e parë që një statujë e arkitektit të pavarësisë vendoset në rrugët e kryeqytetit. Statuja që Odhise Paskali realizoi në vitin 1981 për Ismail Qemalin është e lartë 2.5 metra dhe fillimisht u vendos në pavijonin e Pavarësisë në Muzeun Historik Kombëtar. Pra, është një vepër, të cilën mjeshtri i madh i artit pamor shqiptar e ka realizuar dekada më parë.

MJESHTRI PASKALI JETOI NË TRI KOHË

Mjeshtri Paskali jetoi në mënyrë dinamike në tri kohë ( shih: Ermir Hoxha, “Arti në Shqipëri 1945-1990, – Studim për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Historike”, 2014. Fq. 10. ) për të shprehur artin e tij të madh, duke u lënë kështu një pasuri të pamasë brezave që pasuan, që nga “Skënderbeu” në sheshin qendror të Tiranës, te “Luftëtari i Panjohur” në Korçë etj. Pohuar në këtë mënyrë, sigurisht që këto do të përbënin në çdo rast vetëm një aspekt të veprës së tij madhore dhe talentit të shprehur në shumë nga veprat e pavdekshme që la pas. Edhe pse ky do vijojë të mbetet vetëm një pretendim për shumëkënd i pabazuar, mund të merret me mend se ashtu sikurse në çdo fushë tjetër, edhe mjeshtri ynë i madh nuk mund ta hidhte dot poshtë kurrsesi memorien e tij artistike, pasi ajo mund të shërbente pa dyshim më pas, edhe pse në kohë të tjera, për ta ridimensionuar edhe më shumë artin e tij.

PËRSE S’MUND TË NGREMË NJË DYSHIM TË SIGURT?

Nga ana tjetër, nuk kemi siguri të plotë për dyshimin që ngremë e madje, një fakt na largon shumë nga pretendimi ynë. Sfondi i vendosur prapa monumentit të Ismail Qemalit në versionin se si ai është “ekspozuar” në ditët e sotme përballë “Hotel Rognerit”, merret me mend se është element i shtuar vetëm në këtë variant, pra, pas vitit 2012 dhe nuk ka ekzistuar në versionin fillestar, atë të vitit 1981. E në këtë aspekt, na duhet të mendojmë e madje të gjejmë më mirë se kush është “autori” apo ideatori i asaj “vepre shtesë”, e cila thuajse 100% i përngjet pikërisht sfondit që është dashur të përdoret për monumentin e Duçes në Tiranën e vitit 1940. Sigurisht që këtu s’ka asgjë të keqe e konsultimi me vepra artistike, sfonde apo bazamente të së shkuarës, nga cilado rrymë artistike apo kohë që të vijë, s’përbën asnjë shkelje. Do të doja ta vija në dukje thjesht si konstatim praktik, që më ka bërë të ngacmohem disi. Ai apo ajo që e ka sjellë duket se ka mundur ta shohë para nesh e ta huazojë si ide për ta sjellë në Tiranë, pa na thënë se dikur, dekada më parë, ai sfond do të mund të përdorej për Monumentin e Musolinit në Tiranë. Kjo do të kishte sjellë me siguri një debat, edhe pse për mua s’ka aq shumë rëndësi.

PAK FJALË PËR BUSTIN E SHEFQET VËRLACIT

Kurse për sa i përket Vërlacit, merret me mend se ai do ketë shërbyer për të zbukuruar korridoret e ambientet e ministrive e institucioneve shqiptare të kohës së fashizmit e madje do ta ketë pasur shumë të shkurtër kohën e përdorimit, pasi atij shpejt vendin do ia zinin pasardhës si Mustafa Kruja etj.. Edhe në këtë rast nuk dihet kush është autori, megjithëse në foto shfaqet dikush që po punon duke pasur si model një foto-portret të tij

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Para 12 minutash

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 46 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 1 ore

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 1 ore

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 19 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 22 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.