Dy ikonave të muzikës shqiptare fati deshi t’u jepet lamtumira e fundit në të njejtën ditë

Në 2014 muzika shqiptare humbi një nga ikonat e saja këngëtaren e madhe Vaçe Zela.

Ajo jetonte prej vitesh në Zvicër dhe amaneti i saj i fundit ishte që nderimet ti bëheshin në vendlindje.

Ishte data 8 shkurt 2014, ajo që i dha lamtumirën një herë e përgjithmonë artistes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe sot 6 vite më pas  për një tjetër ikonë të muzikës shqiptare do të mbahet ceremonia mortore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nexhmije Pagarusha, sipas amanetit të saj të fundit, do të prehet sot në vendin e saj të lindjes, Pagarushë.

Dy ikona të muzikës, nderimet e fundit të së cilave do të kujtohen gjithmonë më 8 shkurt.

Këtë e ka sjellë në vëmendje Eraldo Rexho, i cili ka shkruar në psotimin e tij:

‘Sot 6 vitë më parë ju dha lamtumira e fundit Vaçe Zelës… Në pot ë njëtjen ditë sot  po I japin lamtumirën Nexhmije Pagarushës. Dy zërat më të mëdhenj të këngës shqipe ikën në të njëtjën ditë. E kam takuar Pagarushën pas humbjes së Vaçe Zelës dhe e kam parë të derdhë lot për të. Sot besoj se të dyja po këndojnë me ëngjëjtë në parajs. Lamtumire artiste’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?