Elbasan, muzikë e sport gjatë fundjavës

Qindra qytetarë i janë bashkuar aktiviteteve të fundjavës të organizuara nga bashkia e Elbasanit përgjatë gjithë bulevardit ”Aqif Pasha” dhe në lulishtet kryesore. Aktivitetet u konceptuan në mënyrë të tillë që të përfshijnë të gjithë grupmoshat duke filluar nga më të vegjlit. Aktorët argëtuan fëmijët me lojëra dhe me përrallën e pasdites në lulishten para Pallatit të Sportit. Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja iu bashkua aktiviteteve pikërisht me garën e çiklizmit, për të dhënë mesazhin e qartë mbi përdorimin e biçikletës.

 

Llatja u bëri thirrje qytetarëve të përdorin sa më shumë biçikletat e tyre, duke u kujdesur në këtë mënyrë, për një qytet me sa më pak ndotje. Po ashtu, biçikleta është aleati për një trup të shëndetshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së bashku me çiklistë dhe me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Çiklizmit Alfred Tahiraj, kryetari i bashkisë përshkoi me biçikletë të gjithë bulevardin. Asnjë qytet nuk flet më bukur përmes artit, sesa Elbasani dhe pjesa qëndrore e sheshit i ishte dedikuar pikërisht artit. Të rinjtë shfaqën talentin e tyre në arte figurative ndërsa orkestra e qytetit performoi në hyrje të kalasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tingujt e muzikës bashkuan qindra qytetarë deri në përfundim të aktiviteteve. Muaji gusht ka qenë një muaj i ngjeshur aktivitetesh të cilat janë organizuar çdo pasdite, me qëllim rigjallërimin e jetës në qytet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?