Elona Duro një mama shembullore, ja si argëtohet me djalin në rrugë
Elona Duro, gazetarja e “Digitalb” dhe drejtuesja e programit “Tag”, e mban djalin e vogël në qafë në formë përkëdhelje. Madje edhe në mes të rrugës, pa e pasur problem se është një personazh i njohur. E veshur me tuta dhe atlete, duket që Elona ka qenë e gjitha në dispozicion të djalit të saj, për ta kënaqur edhe gjatë ecjes.
Kujtojmë që Elona Duro ka më shumë se një dekadë që punon në media. Ajo ka qenë zëri i disa emisioneve në “Top Albania Radio” e më pas ka punuar edhe në “Digitalb”.
Pas lindjes së djalit, Elona mori një pauzë të gjatë për t’iu përkushtuar djalit dhe në rikthim, ajo që na ra në sy ishte forma shumë e mirë fizike e saj dhe pamja mjaft e kuruar. Por të gjitha këto nuk kanë asnjë vlerë, as make-up dhe as takat nuk janë asgjë kur bëhet fjalë për të argëtuar vogëlushin e saj, shkruan Panorama Plus.