Emisioni “Fundjavë”, Enar Ilmiu: Muzika, pasioni im; Dëshiroj të realizoj këngë për bullizmin
Sot në emisionin “Fundjavë” ishte i ftuar këngëtari i ri por shumë i talentuar Enar Ilmiu. Edhe pse vetëm 17 vjeç, ai ka një dëshirë të madhe per t’u bërë një yll i muzikës shqiptare.
Enari ka kënduar që në moshë të vogël dhe deri tani ka realizuar dy këngë “Thanks god” dhe “Pranë meje” ndërsa është duke përgatitur edhe këngën e tij më të fundit me titull “Superstar”, ashtu siç edhe ai synon të bëhet në të ardhmen.
Këngët e Enarit janë një përjetim i ndjenjave të tij. “Pranë meje”, i dedikohet pikërisht një vajze ndërsa “Thanks god” flet për dashurinë ndaj Zotit.
I pyetur për këngëtarin e tij të preferuar, Enari veçoi Ledri Vulën ndërsa do të dontë të bashkëpunonte me kantautorin Flori Mumajesi. Madje më këmbëngulje ai tha se do ta realizojë një ditë këtë bashkëpunim.
Në studion e emisionit “Fundjavë” Enari këndoi për dëgjuesit edhe një pjesë të projektit të tij më të fundit me titull “Superstar”.
Ndër të tjera Enari shprehu dëshirën për të realizuar edhe një këngë per bullizmin, një fenomen tepër shqetësues në Shqipëri dhe në mbarë botën.