Eseja e panjohur e filozofit John Locke, zbulon rrënjët e ideve themelore demokratike

Zbulimi i një dorëshkrimi të filozofit John Locke, nxjerr në dritë argumentet e tij të hershme për tolerancën fetare. Studiuesit e quajnë dokumentin “Origjina dhe katalizatori i ideve themelore të demokracisë liberale perëndimore”.

Dorëshkrimi që u përket viteve 1667-1668 dhe mban titullin “Arsyet për t’i trajtuar papistët (katolikët romanë) njësoj si të tjerët”, nuk njihej më parë nga akademikët. Ai ka qenë në pronësi të pasardhësve të një prej miqve të filozofit deri në vitet 1920, kur iu shit në ankand një shitësi librash.

Më pas, u bë pjesë e një koleksioni privat deri në momentin që iu dhurua Kolegjit të Shën Gjonit, në Annapolis, në gjysmën e fundit të shekullit XX. Ai mbeti i pastudiuar në arkiva, derisa studiuesi i JC Walmsley vuri re një referencë për të në një katalog të tregtarëve të librave në vitin 1928.

“Locke supozohet se nuk i ka toleruar kurrë katolikët”, thotë Walmsley. “Dokumenti tregon se ai është shumë më tolerant në aspekte të caktuara sesa supozohej më parë”.

Locke, i cili vdiq në 1704, është i njohur për Traktatet e tij mbi Qeverinë, i cili u bë tekst themelor për demokracinë moderne perëndimore. Tekstet e tjera të tij me shumë ndikim përfshinin esetë në lidhje me mirëkuptimin njerëzor, që ofroi bazat filozofike për revolucionin shkencor dhe një Letër mbi Tolerancën e cila ndikoi në mendimin e James Madisonit për të ndarjen e kishës nga shteti gjatë punës së tij për Kushtetutën e SHBA-ve.

Dokumenti i zbuluar u shkrua para Letrës mbi Tolerancën dhe për këtë arsye është shpallja më e hershme e ideve që do të linin gjurmë në mendimin perëndimor. /Tema TV/

SHKARKO APP