FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fëmijët e kromit në Bienale (VIDEO)

Driant Zeneli ka më shumë vite që prek skena të ndryshme ndërkombëtare, me video instalacion e performancë. Puna e tij lidhet shumë më ëndrrën, dështimin, gravitetin dhe gjithë elementët që ne cdo ditë I takojmë në jetën tonë të përditshme. Ai është artisti i përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në pavionin e Bienales së Traditës në këtë qytet. “Mbase kozmosi nuk është aq i jashtëzakoshëm” quhet vepra e tij me në qendër pesë fëmijë që punojnë në nxjerrjen e kromit në Bulqizë.

“Është një vepër që fillon që në 2015, ku unë ftohem për të bërë një projket në metalurgjik. Nga gërmallat dhe sipërfaqet e metalurgjikut zbuloj që rrugëtimi im ishte nëpër krom. Janë pesë fëmijë, unë I quaj pesë heronj të Bulqizës, të cilët tregojnë historinë e pesë austronautve, të cilët gjejnë një kapsulë kozmike në fabrikë. E nxjerrin nga fabrika, fillojnë një udhëtim të gjatë. Ky udhëtim përcillet nga një robot dron dhe arrijnë në pikën finale ku kërkojnë të fshehin këtë kapsulën kozmike”, tregon Zeneli.

Atisti nuk viktimizon. Ai i jep dinjitet çdo njeriu që punon: “Minerali nxirret nga njeriu. Kështu që njeriun atë tentativën dhe lodhjen dhe sakrificën që ka ajo është gjithmonë brenda në veprat e mia, edhe se në mënyre metaforike, pa e dramatizuar, ose pa e viktimizuar personin”. Vepra kurohet nga francezja Alicia Knock . Pavioni ynë me nr. 58 do të çelet më 10 maj, në Bienalen e Venecias. /TCH/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Fëmijët e kromit në Bienale  - Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?