“Feminizmi” është shpallur fjala e vitit 2017
Fjalori më besuar online amerikan e ka quajtur “feminizmin” si fjala e vitit 2017 pas një rritje në kërkimet në internet.
Fjalori I ‘Merriam-Webster’ tha se interesi për këtë term ishte nxitur nga marshatat e grave, shfaqjet e reja televizive dhe filmat mbi çështjet e grave dhe vargjet e lajmeve mbi sulmet seksuale dhe pretendimet e ngacmimeve.
Fjalori e definon feminizmin si “teorinë e barazisë politike, ekonomike dhe sociale të gjinive”.
Ajo shton se është gjithashtu “aktivitet i organizuar në emër të të drejtave dhe interesave të grave”.
Duke folur në një ngjarje konservatore, ajo tha se e kishte të vështirë të përshkruante veten si feministe, sepse ajo nuk ishte “anti-mashkull” dhe “pro-abort”.
Ajo tha:” Unë jam një produkt i zgjedhjeve të mia, jo viktimë e rrethanave të mia”, të cilën ajo e përshkroi si “feminizëm konservativ”.
Ka pasur interes të mëtejshëm në kuptimin e feminizmit pas daljes së serialit televiziv “The Handmaid’s Tale”, bazuar në romanin Margaret Atwood, dhe filmi hit “Wonder Woman”, tha Merriam-Webster.